Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një paraqitje televizive në T7, tha se partia që ai drejton është dyfishuar përgjatë dy viteve të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.
Unë po dal në terren po e shoh, kurrë më mirë s’kemi qenë. Aleanca është dyfishuar”, tha Haradinaj duke komentuar videon e Lëvizjes Vetëvendosje, ani pse në pushtet, kritikon vazhdimisht qeverisjet e kaluara.
“Nga Lëvizja Vetëvendosje po e shohin këtë, prandaj sulmojnë. VV po i bën sulmet sepse do që ta ndal ikjen e votuesve të vetë. Duan të krijojnë mure që njerëzit të vijnë te ne. Këto sulme as nuk më befasojnë as nuk i marr ngat zemre, madje as nuk i shoh, sepse e di çka gatuajnë ata”, theksoi Haradinaj.
Ish-kryeministri i Kosovës, teksa foli për gjendjen aktuale në terren, nënvizoi se, sipas matjeve të brendshme të partisë, AAK-ja sillet rreth 13 përqindëshit, dyfish më lartë se në zgjedhjet e kaluara që u mbajtën me 14 shkurt 2021.
“Ju siguroi se Aleanca ka situatë pakrahasimisht pozitive në terren, as për së afërmi me ndonjë përvojë tonën më parë. Ne sondazhe nuk kemi bërë, por kemi proces të matje së brendshme, kur ju them se sot Aleanca është 13.2 për qind unë nuk iu rrej. Nuk po ju rrej kur po ua them këtë rritje”, potencoi ai.
Ndërkaq, duke folur për skandalin financiar në Slloveni ku dyshohet të jetë përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, potencoi se nëse raportimet që po qarkullojnë në mediat ballkanike, dalin të vërteta, atëherë kjo paraqet një skandal të përmasave globale.
“Nëse këto të dhëna që po qarkullojnë, që janë 14 milionë, dhe që vetë po aludon shkruesi që kanë përfundu te Guxo dhe Vetëvendosje, nëse janë të vërteta, ky është skandal global, i përmasave globale. Nuk është më i madhi në Kosovës e në Ballkan”