Lajme

Haradinaj: Kurti e ka të shkruar recetën se si të shkatërrohet vendi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:52 / 27 July 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e ka të shkruar diku recetën se si të shkatërrohet populli dhe vendi i Kosovës.

Ai tha se për këtë çështje gjithmonë ka pasur dyshime, teksa u shpreh se ndryshe kjo nuk shpjegohet

“Unë gjithmonë kam pasur dyshime. Besoj nganjëherë e bindi e veten, që e ka të shkruar diku recetën si me shkatërru këtë vend dhe këtë popull. Beso, nuk shpjegohet ndryshe kjo apo fakti që kryeministri i policëve që po i nderojnë në përvjetorin e rënieve të tyre, që i kanë të gjitha ato probleme dhe nuk ua rritë rrogat”, u shpreh ligjvënësi opozitar.

Mes tjerash, ai theksoi se kryeministri Albin Kurti dëshiron t’i humbas dy kredi të buta.

“Pse kjo qeveri i ka bllokuar gjithë ato projektet zhvillimore?”, pyeti ish-kryeministri në Klan Kosova, teksa shtoi se Kurti ka një agjendë të dyshimtë mbi veprimet e tij.

“Ai njeri është kundër njerëzve të vet dhe kundër këtij sistemi. Ai (Kurti) ka inati ndaj njerëzve të vet”.