Lajme

Haradinaj: Kurti i ka shërbyer më së shumti Serbisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:41 / 7 February 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se Kurti nuk është i fortë me Serbinë.

Sipas tij, Kurti i ka shërbyer më së shumti Serbisë, duke thënë se ia pamundësoi Kosovës ta bëjë një hap përpara në procesin integrues.

E për çështjen e korrupsionit, Haradinaj tha se Kurti ka sulmuar çdo prokuror që ka ngritur dyshime ndaj ndonjë anëtari të Qeverisë.

“Të dyja i ka gabim, të dyja është e kundërta. Në raport me Serbinë Ky është njeriu që më së shumti i ka shërby Serbisë sepse nuk i ka la Kosovës me qit një hap më përpara, më tutje në  integrimet euro-atlantike. Taman agjenda e Serbisë po zbatohet në Kosovë. Dhe nuk po vjedh Kryeministri e ka sulmu prokurorinë sa herë e ka nguc një të pushtetit të tij, populli e di çfarë dmth kjo. Unë besoj që kjo e sqaron çdo për korrupsionin e tij, aferat e tij, grurin, miellit, dosta, rrymën”, ka thënë Haradinaj.