Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se askush nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka familjarë në veri të vendit, prandaj me lehtësi i ofendojnë ata që po protestojnë për kushte më të mira të punës.
Tutje ai ka thënë se Kurti le ta qon vllaun, dikënd të familjes së tij, ta di a e ka përnjëmend.
“Duhet me qenë shumë idiot me ofendu njerin që po e jep jetën për ty atje, tepër idiot duhet me kanë, kjo është si e Muratit që thoshte me pas pagu na mercenarë, hajt paguaj mercenarë. Kënd e ka Albin Kurti të familjes së tij në veri? Cili deputet i Vetëvendosjes e ka ja djalin, ja vëllaun, ja çikën në veri? Këta njerëz janë të pashpirt, këta i qojnë njerëzit me vdekë atje dhe asnjë pikë ndjenje nuk e kanë. Kurti le ta qon vllaun, dikënd të familjes së tij, ta di a e ka përnjëmend”, tha Haradinaj në Klan Kosova.