Ish-kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se dyshon që kryeministri Albin Kurti ‘është njeri i Serbisë”.
Haradinaj ka thënë se Kurti është recidivist meqë sipas tij ka bërë shumë dëme, duke filluar nga raportet me aleatët e vendimet e brendshme.
“Kryeministri i Kosovës që nuk ftohet në Washington është problem. Në shumë fusha të jetës tonë, Kurti po e dëmton qytetarin e Kosovës direkt. Sjellja e tij me mësimdhënës për ato 50 euro. Mburrja që e kemi për borxhin publik të vogël, dëgjoni borxhi publik është më pak rrezik se ikja e njerëzve. Ky ka bërë shumë dëme. Duke marrë parasysh edhe ato strategjike me aleatët. Ky është recidivist.
Po bëhet një listë e gjatë e dëmeve, dyshoj që është njeri i Serbisë. Ky është i kontraktuar vetëm për dëm për Kosovën. Një njeri i këtij veni, nuk ia bon këto që po ia bën ky këtij vendi. Një njeri i këtij vendi nuk i lë fëmijët pa libra”, ka deklaruar Haradinaj në T7.