Lajme

Haradinaj: Kurti ta pranojë propozimin e SHBA-së, ose do të ketë zgjedhje të reja

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:15 / 20 October 2022

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me opozitën duhet ta pranojë propozimin e SHBA-së, përndryshe do të ketë zgjedhje të reja parlamentare.

Ajo ka postuar në Twitter një video nga dalja e saj në Klan Kosova kushtuar ngjarjeve në dialog dhe vizitës së të dërguarit special amerikan për Ballkanin Perëndimor në Kosovë, Gabriel Escobar.

“Edhe pse nuk është në horizont njohja reciproke, Kurti së bashku me opozitën duhet ta pranojnë propozimin e SHBA-së për të mos rrezikuar zgjedhje të reja në Kosovë”, ka thënë ish-kryediplomatja.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë mbrëmë se ka kërkuar nga autoritetet kosovare që afati për riregjistrimin e targave të Serbisë në ato të Kosovës të shtyhet për 10 muaj.