Lajme

Haradinaj me akuza ndaj Kurtit: Më shumë po e lufton Amerikën sesa Rusinë e Serbinë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:41 / 14 December 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë RTV Dukagjini, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, më shumë po bën “luftë” ndaj Amerikës sesa ndaj Rusisë dhe Serbisë.

Ish-kryeministri tha ndër tjera se Kurti ka eksperimentuar me situatën në veri.

“Angazhimi i Kurtit është një lloj lufte guerile, pra aj më shumë po e bën luftën guerile me Amerikanët sesa me Rusinë e Serbinë. Amerikanët e kanë ditë çka po përgatit Serbia edhe e kanë ditë çka do të ndodhë në Veri dhe i kanë thanë Koosvës ec me ne ta lëjm Serbinë jasht, Kryemistri jonë i ka shpik ato 21 ditët e famshme, ka bo eksperimente me situatën e sigurisë në vendin tonë. Nuk bën dikush normal eksperimente me situatën e sigurisë ne vend, ktheu të 24 marsi i 1999 për me kuptu se siguria në Kosovë nuk është ndërtu vetëm prej nesh dhe ende nuk varet vetëm prej nesh, siguria është e lidhur me Amerikën e NATO. Nuk mundesh me shku në Veri vetëm”, tha kreu i AAK-së.

Sipas Haradinjat, në kohën e qeverisë së tij ka qenë i kordinuar plotësisht me amerikanët dhe për këtë aryse sipas tij në atë kohë policia e ka kry detyrën me sukses sa herë i është kërkuar.

“Në kohë të qeverisjes time sa herë e ka kërku ligji Policia e ka kry punën për çdo kënd, kjo ka qenë e mundur sepse kemi qenë bashkë me Amerikën e NATO-n. Nuk mundesh vetë në Veri, mënyrën si po vepron qeveria jonë është kundër Kosovës, unë i falënderoj Policët tanë, Kosova ju ka borxh gjithë jetën, ata po bëjn punën e vetë, ta kuptojnë policët që janë në Veri se janë në shërbim të atdheut dhe Kosovës. Duhet me kuptu kryetari, që veprimet e sigurisë nuk duhet me lujt fshehtas me Amerikën. Nëse mendon që mundet kështu është gabim. Ky ka lujt fshehtas, ata e kanë nxan e kan kthy”, ka thënë Haradinaj.

Nový spôsob, ako vybieliť Ako pripraviť dokonalé mladé zemiaky 5 tajomstiev úspešnej úrody: Ideálne Odborník na výživu odhaluje Ako si vyrobiť chladivú termosku na horúce Ako sa zbaviť hmyzu Orchidey budú Ako si spravne využiť letné paradajky Výborný recept na Cuketu, kurací file Tajný tip od záhradníka: Ako strihať luxusné ruže, aby kvitli 9 bylín na znižovanie krvného tlaku: účinné prírodné