Lajme

Haradinaj me akuza të reja: Kurti është shoqëruar me vajzën e ministrit të Millosheviqit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:43 / 21 September 2023

Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti është profil i çuditshëm.

Haradinaj e bëri këtë cilësim për Kurtin, pasi tha se ai është shoqëruar me zyrtarë të lartë të Sllobodan Millosheviqit.

“Jeta e tij shoqërore civile është shumë e dyshimtë. Është shoqëru me serbë, kur po them me serbë po them më fëmijë të zyrtarëve të lartë serbë të Millosheviqit”, tha ai.

“Këto e bëjnë rast special, ju kisha thanë prokurorëve – a është i vërtetë a jo. Të gjitha këto që po i them, Prishtina i di – prishtinalitë i dinë”.

“Në mramje kur ka dalë në kohë të lirë – është shoqëru me vajzën e ministrit të Millosheviqit”, tha tutje Haradinaj.