Lajme

Haradinaj: Me mua kryeministër anëtarësimi në NATO është çështje javësh

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:29 / 13 January 2025

Kandidati i AAK-së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se fati i Kosovës është i lidhur me NATO-n dhe Amerikën, prandaj anëtarësimi në NATO është prioriteti i parë në programin e tij qeverisës.

Haradinaj  u shpreh optimist se anëtarësimi në Paktin Veri-Atlantik mund të jetë çështje javësh në rast të ardhjes së tij në pushtet.

”Edhe tash garanci nuk guxoj me i fol unë se ato janë me vendim të aleatëve, por shpresën e madhe e kam që është çështje e javësh me u kry NATO pas fillimit të qeverisë së re, për shkak se marrja e planit aksional i cili përgatitet për vendin konkret, pra nuk është i njëjti, ne e kemi identifikuar çështjen e sigurisë, çështjen politike dhe çështje të tjera çka duhet të bëjë Kosovë, atë që tha edhe Hoveier ‘homework’ detyrat e shtëpisë, ne veç i kemi dakorduar këto detyra të shtëpisë në mënyrë që ta marrim planin aksional”, tha Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.