Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar edhe një herë kryeministrin Kurti dhe Vetëvendosjen për refuzimin e gazit amerikan.
Ai, në seancën e sotme ka deklaruar, se Kurti është vetmi udhëheqës shtetëror që e ka refuzuar gazin amerikan.
Sipas Haradinajt, rasti me ambasadorin Berisha e ka treguar se Vetëvendosje mbron interesat e Stanishiqit e Rankoviqit.
”Jemi i vetmi vend që e kemi refuzuar gazin amerikan. Vetëvendosje në vazhdimësi e ka paralajmëruar Kosovën se mbron interesa të të tjerëve,tani po del direkt se LVV mbron interesa të kompanisë ose të interesa të njerëzve të Stanishiqi e Rankoviqit. Në situatën e sigurisë jemi bashkë na keni në krah, pors a për kursin politik të ndjekur për interesin e nipave të Jovica Stanishiqit e Aleksander Rankoviqit, jemi kundër”, ka thënë Haradinaj.