Lajme

Haradinaj në Gjilan: Eshtë koha për ndryshim, Gjilani meriton trajtimin e duhur

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:49 / 12 December 2024

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti për dështimin në realizimin e projekteve kapitale dhe për neglizhimin e Gjilanit, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se rinia po largohet për shkak të mungesës së perspektivës, duke përmendur autostradën e papërfunduar që nga 2020.

Haradinaj ka prezantuar programin e AAK-së për zhvillim ekonomik, anëtarësim në NATO dhe mbështetje për familjet dhe prodhimin vendor.

Ai ka premtuar rikthimin e investimeve dhe transformimin e Gjilanit dhe Kosovës.