9:57 / 28 February 2024
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Shtimen ku është takuar me qytetar.
Ai nga ky takim ka thënë se mbështetja për Aleancën po masivizohet si dhe se qytetarët dita-ditës po e shohin Aleancën dhe grupin opozitar rreth saj si alternativë për një Kosovë stabile, të zhvilluar e pjesë të NATO-s.
“Pata kënaqësinë që sot të qëndroj në Shtime. Në Mollopolc, në pritjen që na bëri Metush Jusufaj, takova bashkëluftëtarë e miq, nder ta edhe Profesor Metush Nezirin. Në Reçak, në odën e familjes Bilalli gjetëm mikpritje të ngrohtë nga Maliq e Muhamet Billalli dhe shumë miq e bashkëluftëtarë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka shkruar se me qytetar kanë ndarë shqetësimet për situatën aktuale në vend.
Postimi i plotë: