Lajme

Haradinaj nis sezonin e dasmave

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:52 / 31 March 2024

Ish-kryeministri i  Kosovës, Ramush Haradinaj ka nisur sezonin e dasmave. Edhe pse pak herët, Haradinaj që njihet si ndër politikanët që merr pjesë në shumë dasma kosovare – këtë të diel mori pjesë në dasmën e djalit të bashkëluftëtarit të tij Ramadan Hasanaj, shkruan Gazeta Insajderi.

Haradinja ka shpërndarë fotografi nga atmosvera në këtë dasëm.

“Në gëzimin e familjes së bashkëluftëtarit Ramadan Hasanaj, me rastin e martesës së birit të tij Rinorit me Bulivardën. Çiftit shumë fat e lumturi!”, shkruan Haradinaj.

Kujtojmë se verën që lamë pas Haradinaj ishte përfolur për pjesëmarrje të madhe në dasmat kosovare. Vetëm brenda 10 ditëve ai kishte marr pjesë në 9 dasma.