Lajme

Haradinaj: Opozita është tërësisht pa kauzë dhe disi e dorëzuar

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:58 / 14 January 2025

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj është shprehur se këtë vit Vetëvendosja është një pozicion komod.

Ndërkaq, për opozitën ajo tha se është tërësisht pa kauzë dhe siç shpreh Haradinaj, disi e dorëzuar, përcjell Klankosova.tv.

“Ne jemi dëshmitarë që sivjet e shohim Vetëvendosjen në një pozicion shumë më komod edhe fushatën e kanë nisur vonë, madje s’kanë as program. Kjo mendoj është paradoksale e cila ka qenë ndër të parat me program e me alternativa, me kauza”.

“Për mua është shqetësuese që po hyjmë me tri paradokse në këtë fushatë dhe nuk janë tubimet e rrjetet sociale ato të cilat do të mund të hamendërojmë mbi to. Këto paradokse mendoj që janë: Opozita është tërësisht pa kauzë, pra kauzë të vetme e ka një kauzë të personalizuar, që ta rrëzojë Albin Kurtin nga pushteti, nuk ka kauza politike dhe disi janë të dorëzuar, siç kanë qenë për këto katër vite”, u shpreh ajo.