Lajme

Haradinaj, Osmanit e Kurtit: Gazpromi rus ka vdekur, hapni rrugë gazit amerikan

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:10 / 25 March 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një marrëveshje për gazin e lëngshëm natyror, si përpjekje për të zvogëluar varësinë e Evropës ndaj energjisë ruse

Haradinaj ka rikujtuar se si Qeveria e Kosovës e ka refuzuar projektin e gazit amerikan.

Ai ka thënë se shpreson që pas kësaj marrëveshje, kryeministri dhe presidentja ta ndryshojnë qëndrim dhe urgjentisht e t’i hapin rrugë projektit të gazsjellësit Shkup-Prishtinë.

Haradinaj ka shkruar se “gazpromi rus ka vdekur”.

“Për më keq edhe presidentja e vendit, nuk ka pasur kurajon ta thotë qoftë edhe një fjalë të vetme, për një projekt ekonomik e të sigurisë për Kosovën e rajonin, të miratuar nga vet Presidenti Biden!”, ka shkruari ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Gazpromi rus ka vdekur, hapni rrugë gazit amerikan
BE, megjithëse me vonesë, e paska nënshkruar marrëveshjen e madhe për gazin e lëngshëm amerikan, projekt ky që e shkëputë Evropën nga varësia e gazit rus.
Për fat të keq, Qeveria e Kosovës, pa asnjë arsye të qëndrueshme, e kishte refuzuar gazin e lëngshëm amerikan, edhe pse gazsjellësi do të ndërtohej me paratë e taksapaguesve amerikan.
Për më keq edhe presidentja e vendit, nuk ka pasur kurajon ta thotë qoftë edhe një fjalë të vetme, për një projekt ekonomik e të sigurisë për Kosovën e rajonin, të miratuar nga vet Presidenti Biden!
Tash që kanë ndryshuar konceptet e të gjithë botës demokratike për Rusinë dhe gazin rus, shpresoj të ndryshojnë edhe konceptet e kryeministrit e të presidentes të Kosovës dhe të ndryshojnë qëndrim dhe urgjentisht e pa asnjë vonesë t’i hapin rrugë projektit të gazsjellësit Shkup-Prishtinë!
Gazpromi rus ka vdekur, prandaj mos e vajtoni më!