Lajme

Haradinaj: Partneriteti me Nismën, Kosovës do t’i sjellë fitore

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:12 / 24 February 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me kolegë, kanë marrë pjesë në shënimin e 10-vjetorit të Nismës Socialdemokrate.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se partneriteti me Nismën Socialdemokrate do t’i sjellë fitore Kosovës.

“Sot në emër të Aleancës e urova Kryetarin Limaj, strukturat udhëheqëse dhe përkrahësit e Nismës Socialdemokrate me rastin e shënimit të 10-vjetorit të themelimit të saj. Njëkohësisht i falënderova për partneritetin opozitar, si fitore për Kosovën. Të vetëdijshëm për vështirësitë që po kalon vendi, vetëm të bashkuar do t’i sjellim fitore Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.