Lajme

Haradinaj për dinarin: Amerikani të thotë çka po lazdrohesh kur lazdrohesh

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:41 / 7 February 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për Rregulloren e re të BQK-së në lidhje me dinarin serb.

Ai ka thënë se Kurti këtë ka bërë për vota, teksa tha se në parim është në pajtim me vendimin.

Ju siguroj që ky vendim është ligjor, problemi ka qenë veç vetë-lavdërimi i tyre, hala pa dalë vendimi janë dalë mu lavdu kryeministër e ministër. Vendimi është ligjor, ka pas një rregullore në 2014 po nga BQK”, tha Haradinaj.

Ai ka thënë se shumica e vendimeve të marra nga Qeveria Kurti po shkaktojnë pasoja.

“Problemi i madh ka fillu, mos me dalë mu vetë-lavdëru, rri urtë e rri si njeri, po e bën institucioni monetar. Pse po del kaq herët ti me u lavdu, me thanë unë e bëra, ami votat. Le të del BQK pastaj ti më vonë e mbron. Reagimi është i bazuar në etikën e vendimit, pse del me u lavdu, s’ka qare amerikani pa thanë çka po lazdrohesh, kur del e lazdrohesh”, u shpreh Haradinaj në Pressing.