Lajme

Haradinaj për foton me Radoiçiqin: “Divorci” me të u shënua në vitin 2018

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:01 / 27 September 2023

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaron se i ka ndarë rrugët me Milan Radoiçiq në vitin 2018.

Teksa u pyet për raportin e tij me Radojiçiqin, Haradinaj tregoi rrjedhojën e takimit të tij me nënkryetarin e Listës Serbe.

“Me z.Radojiçiq unë i kam nda rrugët në 2018-ën, takimi i famshëm që shihet në zyre e ka pas këtë përmbajtje, p.sh nuk e kemi elaboru çdo herë. Përmbajtja ka qenë Kosova po i voton ligjet e ushtrisë së vet dhe serbët janë kanë në gjendje me u pajtu me ligjet, vetëm nëse përfshihet ndonjë nen që ushtria e Kosovës nuk shkon në veri, në momentin kur e kanë vërtetu që ligjet do të shkojnë pa asnjë kufizim, pra ushtria e Kosovës në bazë të ligjeve ka obligim me mbrojtë gjithë territorin dhe ju e dini janë nda rrugët. Kjo është e vërteta, çdo fakt nga viti 2018 e tuje, kam provu edhe me i bind që krijimi i ushtrisë së Kosovës nuk është kundër tyre e serbëve të Kosovës, mund të shërbejnë edhe të rinjt serb, por ata nuk e kanë pranu dhe i kemi nda rrugët”, tha Haradinaj në T7.

Radojiçiq dyshohet se ka qenë pjesëmarrës i grupit terrorist që sulmuan Policinë e Kosovës të dielën në Banjskë të Zveçanit.