Lajme

Haradinaj për Hamzën e Abdixhikun: Një kryeministër nga opozita, një qeveri pro-amerikane që e kish heq taksën 10%

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:56 / 23 April 2025

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se një qeveri e mirë pro-amerikane e largon taksën ndaj Amerikës.Ai ka thënë në “Pressing” të T7, se këtë mund ta bëjë një qeveri e opozitës.

Sipas tij, për AAK-në nuk prish punë a bëhet kryeministër Bedri Hamza apo Lumir Abdixhiku.

“Një qeveri e mirë pro-amerikane e heq taksën ndaj Amerikës, e bën një listë veprimesh bashkëpunimi Kosovë-Amerikë. Me Bedri Hamzën, pse jo, Lumir Abdixhikun, të dytë të mirë, cilido. Unë nuk jam kandidat për kryetar Qeverie sepse s’kam marrë vota. Më shumë vota ka Bedri Hamza, por nëse PDK e LDK merren vesh ndryshe unë e respektoj”, ka thënë Haradinaj.