Ballina

Haradinaj për Kurtin: Ç’është ky njeri që e sulmon sistemin e drejtësisë e mediat, e mbron “dosllarët” e krimit!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:32 / 19 August 2023

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se akuzuar kryeministrin Kurti pasi ky i fundit përmes një reagimi ka sulmuar mediat dhe sistemin e drejtësisë në vend.

Haradinaj ka thënë se Kurti vjedhjen e bukës së popullit po mundohet ta mbulojë me, siç shprehet ai, ‘borën e parvjeme’.

“Ç’është ky kryeministër që e lufton sistemin e drejtësisë të shtetit të vet e i mbron “dosllarët” e krimit! Ç’është ky njeri që e sulmon median e shtetit ku vet është kryeministër, veç pse ato i’a zbulojnë hajnitë e miqtë matrapazë! Ky njeri që vjedhjen e bukës së popullit, mundohet ta mbulojë me “borën e parvjeme”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se shkarkimi i Kurtit është detyrë kombëtare.

“Çka duhet të ndodhë tjetër që ju që keni votë, që keni zë, që keni mendje e zemër dhe që e doni Kosovën, të bindeni se shkarkimi i këtij njeriu, sot është detyrë kombëtare!”, është shprehur Haradinaj.