Lajme

Haradinaj për Manastirin: Kurti po i bënë shumë dëme Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:37 / 14 March 2024

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar vendimin e Kurtit për Manastirin e Deçanit, deri sa ka kërkuar nga Kurti të fokusohet në zbatimin e planit franko-gjerman.

Vendimin e djeshëm Haradinaj e quan “fikë e koritë”, ndërsa thekson se shefi i ekzekutivit po i bën shumë dëme Kosovë.

“Ajo është shprehja e popullit edhe fik edhe korit, po na ndodh fatkeqësisht me Kurtin në mënyra se si ky po i trajton aleatët dhe obligimet që i ka marrë me aleatët do t’i kushtojnë Kosovës. Do ta kem një presion të vazhdueshëm për shumë tema tjera, e rrugës do të ishte pas kësaj që ka ndodh dje Kurti të rikthehet në Planin franko-gjerman për shkak se ju shihni Këshillin e Evropës, anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj tregoi për takimin e djeshëm që kanë pasur me emisarin special të SHBA-së, Gabriel Escobar.

“Besoj që po shihet ku jemi në atë periudhën që po dënohemi për qasjen, për mënyrën si i kemi menaxhu këto marrëdhënie, obligimet e marra nga Plani franko-gjerman i mbështetur prej amerikanëve kanë mundur me ec përpara drejt NATO-s gjë që është kthyer mbrapa. Po gjen tema me rrit populizmin, me rrit emrin e vet po shihet që është e qëllimshme”.  EO