Lajme

Haradinaj për Muratin: Në vend se t’i numëroj dëshmorët tonë, i ka njeh ushtarët e vrarë serbë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:49 / 1 July 2022

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar në lidhje me statueset e ministrit të Financave, Hekuran Murati, të bëra më 2016, ku kishte thënë se do të ishte më mirë për shtetin që në vend të pjesëtarëve të UÇK-së, të angazhoheshin mercenarë.

Haradinaj tha se kërkimfalja nga ministri Murati nuk mjafton.

“Mirë që ka kërkuar falje edhe pse nuk mjafton! Në vend që t’i numëroj dëshmorët dhe martirët e Kombit tonë, ai zotëriu i kishte njeh 300 ushtarët e vrarë serbë! Ama ai duhet me e ditë që Serbia nuk e ka treguar krejt dëmin e pësuar”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Serbia është jashtë Kosovës ministër, e ty Zoti ta qoftë sabrin për këtë humbje serbe!”, përfundoi njëri nga drejtuesit kryesor të UÇK-së në zonën e Dukagjinit.