Lajme

Haradinaj: Qeveria dështoi të arrijë rezultate, AAK-ja do ta ndihmojë Kosovën të dalë nga kjo situatë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:48 / 20 December 2022

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj beson se partia që ai drejton do ta nxjerr Kosovën nga situata në të cilën, sipas tij e solli kryeministri Kurti.

Në një tubim fundviti në Suharekë, Haradinaj ka shtuar se qeveria aktuale ka dështuar, duke neglizhuar këshillat e ShBA-së.

“Në aspektin e sigurisë ka neglizhuar këshillat e aleatëve tanë, ShBA-ve në veçanti, duke i bërë dëm të madh vendit. Por, Aleanca do e ndihmojë Kosovën të dalë nga kjo situatë.

E them me plot bindje se Aleanca është nevojë urgjente për Kosovën, për zhvillimin e saj ekonomik, për stabilitet energjetik, për ruajtjen dhe forcimin e partneritetit me aleatët tanë, si dhe për zhvillimin e Komunave të Kosovës”, shkroi ndër të tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë: