Lajme

Haradinaj: Qeveria Kurti e dëmtoi sektorin e arsimit me mbi 31 milionë euro

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:33 / 28 July 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti duke thënë se kjo qeveri ka dëmtuar policët, shërbyesit civil, personelin shëndetësor por edhe sektorin e arsimit.

Kryetari i AAK-së ka veçuar sektorin e arsimit si sektorin i cili, sipas Haradinajt, është dëmtuar më së shumti, shkruan lajmi.net.

“Mësimdhënësit, edukatorët, pedagogët, bibliotekistët, administrata e udhëheqja e sektorit arsimor, janë goditur rëndë nga Kurti, e vlera e dëmit të shkaktuar është mbi 31 milionë euro”, ka shtuar Haradinaj.

Ai ka folur edhe për dëmet në sektorët tjera të cilat janë shkaktuar si pasojë e neglizhencës së qeverisë.

“Më herët kemi paraqitur dëmin e shkaktuar ndaj policëve, shërbyesve civil dhe personelit shëndetësor, për shkak të neglizhencës së qeverisë.”

Sipas tij, është i domosdoshëm aprovimi i Ligjit të Pagave.

“Aprovimi i Ligjit të Pagave, është domosdoshmëri”, ka përfunduar Haradinaj.