2:01 / 21 March 2026
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka shkruar një status, në të cilën ka theksuar se Qeveria Kurti ka larguar mbështetjen financiare për Autostradën Financiare.
Sipas Haradinajt, kjo autostradë ishte parashikuar në qeverinë që udhëhiqej nga PAN-i, ku Haradinaj ishte kryeministër.
“Në Qeverinë Haradinaj, projektimi i Autostradës së Dukagjinit ka qenë një hap konkret drejt realizimit të një prej projekteve më të rëndësishme zhvillimore për Kosovën.
Por, në vend që ky projekt të shtyhej përpara, Qeveria Kurti ka vendosur ta largojë nga mbështetja financiare, duke e lënë anash një proces që do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi, turizëm dhe zhvillimin rajonal” – ka shkruar Haradinaj.