Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë seancës në Kuvend ka thënë se me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit, u ringjallën të bëmat e Milan Radojçiqit në Kosovë.
Ai shtoi se Radojqiç është i ndjekur nga drejtësia dhe i ikur nga Kosova gjersa ka theksuar se vetë Haradinaj nuk ka asnjë lloj kontakti me të.
“Radoiçiq është i ndjekur nga drejtësia e Kosovës nga viti 2018. Pra, Policia e Kosovës në atë kohë, ka rastisur që kam qenë kryetar qeverie, por këto s’e ka bë qeveria, por drejtësia e Kosovës. E ka bastisur banesën e tij në veriun e Mitrovicës. Që atëherë Radoiçiq e ka lëshuar Kosovën, pra është i ndjekur nga Serbia dhe i ikur në Kosovë në atë kohë ishte nënkryetar i Listës Serbe. Që nga ajo kohë, që nga ajo ditë e bastisjes, kryetari i atëhershëm i Qeverisë, Ramush Haradinaj, deputeti i sotëm, kryetari i Aleancës s’ka komunikim me Radoiçiqin të çfarëdo natyre”, tha tutje Haradinaj.