Lajme

Haradinaj takon Hovenier: Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:18 / 12 February 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në selinë e AAK-së ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për takimin deri sa ka thënë se e ka falënderuar atë për angazhimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë në mbështetje të vizitës që Haradinaj ka bërë në Amerikë.

“Z. Hovenier e njoftova për temat e diskutimit gjatë takimeve që kisha në Department të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Pentagon, Kongres dhe Senat, ku kërkova që dialogu strategjik Kosovë-Amerikë të shtrihet në marrëdhënie bilaterale dhe të ndodhë me hapa të përshpejtuar anëtarësimi i Kosovës në NATO”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndër të tjera, kryetari i AAK-së ka thënë se aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë.

Postimi i plotë: