Lajme

Haradinaj u bën thirrje Kurtit e Osmanit: Mos e merrni në qafë Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:02 / 16 February 2024

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani “të mos e marrin në qaf Kosovën“.

Një deklaratë e tillë e Haradinajt ka ardhur pasi ambasador amerikan, Jeffrey Hovenier, gjatë së enjtes tha se situata me dinarin e ka dëmtuar partneritetin e SHBA-së me Kosovën.

Ai ka kërkuar që Kosova t’i rregullojë raporetet me ShBA-në, në mënyrë që ta fitojë anëtarësimin në NATO.

Besoj se duhet ne në Kosovë të gjithë të kemi qartësi pra s’guxojmë më tutje me hesht nëse e shohim ambasadorin në konferencë për shtyp, shqetësimin e tij, emocionin e tij se ai me dhimbje i thotë ato që i thotë, edhe nëse nuk veprojmë nuk është mirë. Pra së pari i kisha bërë thirrje kryeministrit, presidentes të mos e marrin në qaf Kosovën, pra t’i kthehen një marrëdhënie të besueshme me Amerikën edhe ta synojmë fitoren e krejt fitoreve që është anëtarësimi në NATO, e jo fitore ditore sa me e rrit votën sepse partitë shkojnë e vijnë por Kosova pa Amerikën e ka vështirë”, u shpreh Haradinaj.