Lajme

Haradinaj vazhdon pjesëmarrjen në ahengje, njofton se sonte ishte në një syneti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:08 / 16 August 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj këtë verë ka qenë musafir i shumë dasmave.

Ai në vazhdimësi ka publikuar në Facebook momente nga pjesëmarrja e tij në ahengje të ngjashme familjare.

Sonte, Haradinaj ka qenë i fituar në një syneti në një familje në fshatin Rastavicë të Deçanit.

“Në mesin e shumë miqve, në gazmendin e familjes Gashi nga Rastavica, në një ditë shumë të veçantë për Donartin dhe Dashmirin. Gjithmonë i nderuar në familjen atdhetare të Sylë Gashit. U bashkofshim përherë në gëzime!”, ka shkruar Haradinaj.