Lajme

Haradinaj: Vetëvendosje e sheh Thaçin si lugat

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:51 / 21 December 2023

“VV-ja e sheh Thaçin si lugat”, ka thënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, teksa kritikonte Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai tha që Thaçin, VV-ja e portretizojnë si lugat por ai është i fundit që i ka rritur pagat në arsim.

“Ende prej atëherë pagat nuk janë rritur në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë po ashtu se Kurti është “rrenc” i lindur, edhe po rren prej që qohet në mëngjes, “është mashtrues”.

“Albin Kurti i ka shpallë luftë të gjithëve se ja kanë ngucë dostat”, ka thënë tutje lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.