Lajme

Hargreaves për Osmanin: Është një nga arsyet pse Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar ruajnë një marrëdhënie të fortë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:24 / 13 February 2026

Ambasadori britanik vlerëson rolin e Vjosa Osmani në forcimin e marrëdhënieve me Mbretëria e Bashkuar, ndërsa kërkon bashkëpunim politik për zgjedhjen në kohë të kreut të ri të shtetit.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se javët në vijim do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme për stabilitetin politik dhe institucional të vendit.

Duke folur për presidenten aktuale, Vjosa Osmani, ai tha se ka pasur privilegjin të punojë me të dhe se ajo i ka bërë nder Kosovës me përfaqësimin e saj ndërkombëtar. Sipas tij, Osmani është një nga arsyet pse Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar ruajnë një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme.

Megjithatë, Hargreaves theksoi se nuk është çështje e tij të përcaktojë se kush duhet të zgjidhet president i ardhshëm i vendit.

Ai nënvizoi rëndësinë e zgjedhjes në kohë të kreut të ri të shtetit, me qëllim që Kosova t’i ketë të kompletuara të gjitha institucionet e qeverisjes që i nevojiten.

“Shpresoj që partitë të jenë në gjendje të punojnë së bashku për t’u siguruar që një president i ri të zgjidhet në kohë dhe që të kemi institucione funksionale,” u shpreh Hargreaves në Politiko.