2:12 / 21 January 2026
Harry Bajraktari, veprimtar i njohur në lobin shqiptaro-amerikan, ka përkujtuar Ibrahim Rugovën, ish-president i Kosovës, në 20-vjetorin e vdekjes.
Bajraktari ka pasur vlerësime të larta për Rugovën.
Sipas Bajraktarit, Rugova ishte arkitekt i pavarësisë.
“Me politikën e tij paqësore dhe vizionin e qartë, ai bëri që mbarë bota të mësojë se ku është Kosova, në një kohë kur nuk kishim ambasada, nuk kishim misione diplomatike, por kishim vetëm zërin dhe qëndrimin e tij të palëkundur për pavarësinë e Kosovës” – ka shkruar ai.