10:58 / 14 January 2026
Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se do t’u kërkojë anëtarëve të tjerë të partisë që të refuzojnë kërkesën për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, duke theksuar se mandati i tij duhet të vazhdojë dhe të forcohet më tej.
“Unë do t’u kërkoj anëtarëve të tjerë që të refuzojnë kërkesën për dorëheqjen e Abdixhikut. Përkundrazi, duhet ta forcojmë vazhdimin e mandatit të tij,” tha Havolli.
Ai shtoi se nuk sheh mundësi për përçarje apo krizë brenda LDK-së si pasojë e një vendimi që del nga kryesia e partisë
“Nuk ka mundësi të thellohet as përçarja dhe as të ketë krizë nga një verdikt që del nga kryesia e LDK-së,” theksoi Havolli.