10:56 / 14 January 2026
Sokol Havolli, zyrtar i lartë i LDK-së, ka reaguar pas dorëheqjes së Hykmete Bajramit nga posti i nënkryetares së LDK-së.
Në fakt, Havolli ka shprehur përkrahje ndaj Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, të cilit Bajrami ia kërkoi dorëheqjen e “parevokueshme”.
Sipas Havollit, reflektimi në LDK duhet të ndodh brenda strukturave dhe jo “përmes ultimatumit”.
“Gjithmonë pro procesit institucional;
Gjithmonë kundër vendimeve të marra me presion publik ose emocione;
Gjithmonë dhe për një reflektim që ndodh brenda strukturave të LDK-së, jo përmes ultimatumit” – ka shkruar Havolli.