Lajme

Haxhi Avdyli: Kosova në duar të sigurta me liderë që po ia zbardhin fytyrë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:49 / 27 July 2022

Deputeti nga lista Guxo, Haxhi Avdyli ka thënë se Kosova si shtet i ri, ka arritur që të prodhojë një lidere si Vjosa Osmani e cila jo vetëm që po udhëheq shtetin, por po lë gjurmë në procese të politikës globale.

Sipas tij, kjo është një krenari.

Postimi në Facebook:

Kur përfaqësuesit e shtetit më demokratik e garantuesit të paqes botërore – SHBA shprehin mirënjohje për lidershipin e Presidentes Osmani, për angazhimin e saj në nivel global për demokraci e drejtat e grave në botë, ska sesi të mos ndjesh krenari pa fund.

Një shtet i vogël e i ri si #Kosova, arrin të prodhoi lidere si Vjosa që jo vetëm po udheheq shtetin tonë për mrekulli por po lë gjurmë edhe në samite e procese të politikës globale.

#Kosova në duar të sigurta me liderë që po ia zbardhin fytyrën. 🇽🇰🇺🇸🇽🇰🇺🇸💪✌️✌️💪