Ballina

Haxhi Avdyli: Vjosa Osmani është arritja ime më e madhe politike, kurrë s’e kam lanë n’lloç

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:46 / 11 October 2022

Deputeti i Listës Guxo, zoti Haxhi Avdyli, njëherit i shpesh-përfolur për ministër të Shëndetësisë, kurdo që është e mundshme, në një sekuencë të publikuar nga emisioni Personazh i RTK-së, nga vetë ai, thotë se ‘na tregon me fjalë dhe me dorë se cila është arritja e tij më e madhe politike’.

“Arritja ime më e madhe në politikë është Vjosa Osmani në këtë zyre këtu. Konsideroj se Kosovës ia kemi dhënë një president dinjitoze, të meçme, të aftë të ballafaqohet me sfidat me presionet.

Vjosa Osmani është një personalitet që e kam përkrah prej fillimit dhe jam krenar për këtë përkrahje që ia kam dhënë edhe si deputet i LDK-së edhe ma vonë dhe nuk e kam lanë në lloç asnjëherë”, thotë ai.