Lajme

Haxhi Avdyli: Votë kam vetëm për Vjosa Osmanin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:53 / 25 February 2026

Deputeti i Listës GuxoHaxhi Avdyli, ka deklaruar se Vjosa Osmani është kandidatja më e mirë që ka Kosova aktualisht për postin e presidentit.

Sipas tij, duke parë punën dhe angazhimin e saj, si dhe përfaqësimin në arenën ndërkombëtare, është në interes të Kosovës që ajo të vazhdojë mandatin. “Vjosa Osmani është kandidatja më e mirë që ka Kosova për momentin. Duke parë punën e saj, angazhimin dhe përfaqësimin në arenën ndërkombëtare, është në interesin e Kosovës që të vazhdojë dhe s’ka çka të eksperimentojmë më shumë”, është shprehur ai.