Ballina

Haxhijaj: Diktatura nuk ka brina…Demokracia është në rrezik!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:12 / 22 June 2023

Ish këshilltari i Memli Krasniqit sa ishte ministër i bujqësisë, Shasivar Haxhijaj ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit për pezullimin e licencës së Klan Kosovës

Haxhiaj ka thënë se gazetarët duhet të zgjohen pasi demokracia në Kosovë është në rrezik

Postimi i tij i plotë në rrjetin social facebook

“Fjala e lirë në Kosovë është në rrezik!!

Gazetar zgjohuni mos u frkësoni, ngrituni e mos u dorëzoni, protestoni ju të paktën, ngase ne tjerët jemi në gjum dimëror mu në mes të verës.

ARBK nxjerr vendim skandaloz për pezullimin e Licensës së televizionit Klan Kosova.

Disa ditë më vonë ARBK anulon vendimin për pezullimin e vendimit për Licensën e televizionit Klan Kosova;

Sot ARBK nxjerr vendim për shkarkimin e drejtoreshës së ARBK dhe në vend të sajë e emëron motrën e deputetit të VV.

Për qudi drejtoresha e re, menjëherë pa u bërë 24 orë, anulon vendimin i cili e kishte anuluar vendimin për pezullimin e Licencës së televizionit Klan Kosova.

Kush e ka radhën pas Klan Kosovës???

Kosova demokraci në rrezik!!!

Diktatura nuk ka brina.”