Ish këshilltari i Memli Krasniqit sa ishte ministër i bujqësisë, Shasivar Haxhijaj ka reaguar në lidhje me protestën e nesërme
Haxhiaj ka thënë se duhet të gjithë të marim pjesë nesër në protestë (Postimi i Haxhiajt poshtë reklamës)
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë është dhe do të mbetet vlera më sublime e popullit shqiptar.
Askush nuk mundet ta njollosë, ta fyej, tjetersoj, nëpërkëmbë, apo shes para kriminelëve këtë vlerë.
Askush në këtë vend nuk duhet të guxoj që për UÇK dhe ushtarët e sajë të flas me tone negative, ti shaj, ti fyej e ti poshtnoj.
Ata dhanë çdo gjë që kishishin.
E sot qohet një zyrtare e lartë shtetrore dhe një parti politike e cila e mbronë atë duke i përbuzë, i fyer, e poshtëruar të gjithë ushtarët e UÇK, e në fund në kordinimi me kryekriminelin më të madh në Kosovë, i cili është në kërkim nga prokuroria e shtetit për krimet e kryera, e po ashtu eshtë në listën e zezë të SHBA-së, i lë jashtë ligjit të pagave me përçmim e përbuzje.
Kjo është e pa falshme.
Tani është koha që të gjithë së bashku, pa dallime politike apo çfarëdo natyre, ushtarë veteran të UÇK-së, familje të tyre, shoqëri e tyre, ata që e ndjejnë me shpirtë e zemër Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si vlerë të tyre e të Kosovës, të ngriten në protestë dhe ti tregohet njëherë e përgjithmonë kësaj Qeverie dhe të gjithë atyre që janë kundër vlerave të luftës, se askush në këtë vend nuk mundet të tallet me kategorinë më të vlefshme të këtij populli.
Andaj neser me 15 korrik, me fillim në ora 18:00 në sheshin Skenderbe në Prishtinë, protestohet kundër të gjithë atyre që i shkelën këto vlera.”