Lajme

Haxhiu: Absurde qëndrimi i LDK-së që nuk shkon pa PDK-në

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:41 / 13 June 2025

Kandidatja për kryetare Kuvendi që nuk po i merr votat, Albulena Haxhiu është deklaruar pas dështimit të radhës për të konstituuar këtë institucion.

Ajo foli për propozimin e LDK-së për formimin e një Qeverie të Unitetit.

“Nuk e di çfarë po kërkojnë, a po kërkojnë që të gjitha partitë të jenë në qeveri bashkë? A duhet Kuvendi të ketë opozitë? Demokracia e kërkon këtë”, tha ajo.

closevolume_off
“Nuk e kuptoj insistimin e LDK-së që domodoshmërishtë ta ketë PDK-në në partneritet, pra në koalicion”, tha tutje ajo.

“Insistimi i LDK-së pa PDK-në për mua është i paqartë”, u shpreh Haxhiu.