Lajme

Haxhiu: Është inicuar peticioni për të riproceduar në Kuvend Projektligjin për Trustin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:12 / 24 June 2022

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se është inicuar peticioni për mbledhjen e nënshkrimeve për riproceduar në Kuvend Projektligjin për Trustin.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, përcjell Paparaci.

Haxhiu shkruan se Kurti po i trajton deputetët e tij si robot, teksa shton se kushdo që hynë në garë me qytetarët del humbës.

“Ndonëse Kryeministri Kurti shfaqi gatishmëri që këtë të drejtë kushtetuese t’ua mohoj deputetëve duke i trajtuar ata si teknokrat apo robot të Albinit, kërkesat e qytetarëve nuk mund të shtypen me arrogancën e numrave të pushtetit. Kush hynë në garë kundër qytetarëve çdo herë do të jetë humbës”, shkruan ai.

“Shihemi në votimin e radhës për Trustin, deputetë të popullit apo robotë të Albinit”, shtoi ai.

Ky peticion  është nisur nga Grupi i qytetarëve “Pro tërheqjes 30 për qind të Trustit” për ta mundësuar tërheqjen e propozuar nga Trusti, që në Kuvend dështoi të enjten.