3:50 / 21 November 2025
Ish-ministrja Albulena Haxhiu e quan vendimin për zgjedhjet e 28 dhjetorit një ditë feste për vendin.
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Presidentes për të caktuar datën 28 dhjetor si ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Në një postim në rrjete sociale, Haxhiu shkroi: “Festë edhe më 28 nëntor, edhe më 28 dhjetor. Na priftë e mbara!”, raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i saj vjen pak pas shpalljes së datës nga Presidentja, pas konsultimeve me partitë politike dhe KQZ-në.