4:28 / 3 December 2022
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka goditur prokurorin e rastit, i cili urdhëroi arrestimin e aktivisteve, në protestën kundër vrasjes së gruas shtatzënë në QKUK.
Haxhiu ka thënë se prokurori, po i toleron kriminelët e të korruptuarit, ndërsa po përndjekë aktivistët.
Sipas saj aktivistët kanë lirinë e plotë për të protestuar ndaj çdo institucioni.
Prokurori që përndjekë aktivistët dhe toleron kriminelët e të korruptuarit.
Aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e plota qytetare për të protestuar ndaj çdo institucioni.
Kujtojmë se dy aktivistet Neri Ferizi, e Anita Mjeku, janë arrestuar, ditën e protestës, të thirrur nga shoqëria civile, kundër vrasjeve të grave, të cilat në Kosovë janë shndërruar në dukuri.