4:58 / 21 November 2025
Baton Haxhiu, analist i përhershëm në Pressing, ka analizuar skenën politike pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, që do të mbahen më 28 dhjetor.
Gjatë debatit, Haxhiu ka komentuar një koalicion të mundshëm në mes LDK-së dhe Nismës.
Sipas tij, nëse Nisma hy në një koalicion me LDK-në, mundet ta bëjë dallimin.
“Nëse Nisma hyn brenda një strukturë dhe e jep premtimin që nuk del nga ajo strukture, unë mendoj që VV-ja bie nën 40 deputetë. Mundet me bë këtë dallim…Nëse hy me LDK-në, numri i dy partive të mëdha, nuk do të jetë nën 55 deputetë” – tha Haxhiu.