Lajme

Haxhiu: Kurti e ka pranuar Asociacionin, problemin e ka si ta emërojë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:21 / 23 January 2023
Gazetari Baton Haxhiu, ka thënë në Pressing të T7 se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “e ka pranuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

Por Haxhiu thotë se problemi i Kurtit është si do ta emërojë këtë Asociacion, meqë Kurti si opozitar e ka kundërshtuar ashpër atë.

Haxhiu thotë se Kurti nuk do ta themelojë Asociacionin në janar, por po i kërkohet që të nis negociatat.

“Çfarë e pret Albin Kurtin,  nuk duhet të themelimin e Asociacionit në janar, por duhet të nis negociatat ose e hap çështjen e formimit të Asocicionit, si do të duket asociacioni ajo do të shihet rrugës”, ka thënë Haxhiu.

Gazetari i ka përmendur edhe deklaratat e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, që themelimit të Asociacionit i referohet te populli i Kosovës. Sipas Haxhiut kjo i konveno Kurtit, pasi ai dëshiron themelimin e asociacionit t’ia bartë pushteteve të kaluara, tash opozitës.