Lajme

Haxhiu: Kurti ka qenë i gatshëm të jep dorëheqje vetëm të mos formohet Asociacioni

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:19 / 10 January 2023

Gazetari dhe opinionisit, Baton Haxhiu, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe dy ministra të tij kanë qënë të gatshëm të japin dorëheqje vetëm për mos e formuar Asociacionin e Komunava me Shumicë Serbe.

Haxhiu nuk dha emra se kush janë këta ministra, mirëpo shtoi se ata nuk janë pjesë e Kryesisë në VV”.

“Më nuk janë pjesë e kryesisë, një prej tyre është parimor dhe ka refuzuar asociacionin”, tha Haxhiu në T7.

Baton Haxhiu pretendon se edhe Kurti ka ofruar dy herë dorëheqjen para ndërkombëtarëve për këtë çështje, duke qenë i gatshëm të shkoj në zgjedhje.

“Ka muaji shtator ose tetor, Kurti iu ka thënë ndërkombëtar se nuk mundet t’i dalë elektoratit përpara duke e themeluar Asociacionin”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu mendon se Albin Kurti duhet t’i jap një bashkëpunim opozitës, por edhe të kërkojë falje për diskursin që e ka pasur ndaj opozitës.