Lajme

Haxhiu: Pas votës kundër për Trustin mora shumë mesazhe zhgënjyese, Kurti e humbi kontrollin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:27 / 23 June 2022

Deputeti i PDK-së dhe iniciuesi i Projektligjit për tërheqjen e 30 për qindëshit të Trustit, Bekim Haxhiu, ka folur pas votimit kundër të këtij Projektligji sot në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha sot pas votës kundër, ka marrë shumë mesazhe zhgënjyese teksa akuzoi qeverinë se s’po e ushtron funksionin e saj kushtetuese që të jetë edhe rregullator edhe menaxhues.

Tutje, ai tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës sot e ka humbur kontrollin dhe s’dinte çfarë fliste.

“Në mungesë të argumenteve për atë se pse s’e mbështet kërkesën e qytetarëve, kaloi në një element tjetër që ta sulmoj iniciuesin e projektligjit dhe kur dështon edhe në sulmin ndaj iniciuesit, kalon në një fazë tjetër, atë të polarizimit të kuvendit mes pozitës dhe opozitës”.

“Dhe, thuajse në çdo fjalim të deputetëve të opozitës, kryeministri pas tyre e merrte fjalën dhe replikonte me çdo deputet për të bërë polarizimin mes kuvendit për t’i ndërprerë ato urat e bashkëpunimit në interes të qytetarëve sepse kjo ka qenë mënyra e vetme që në një atmosferë të tensionuar në kuvend të votohet kjo nismë”, është shprehur Haxhiu në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se po të hidhej në votim dje kjo nismë ligjore do të kalonte, sepse sipas tij, ka pasur optimizëm dje brenda kuvendit që të kalohet kjo iniciativë, por sipas tij, seanca u ndërpre në mënyrë arbitrare.

“Kryeministri ka kohë që s’ka qëndruar në kuvend më shumë se një orë, ndërsa sot ka qëndruar tërë ditën veë që të rrezohet kjo nismë”.

“Ka pasur edhe deputetë të moniriteteve që janë deklaruar pro tërheqjes. Ka pasur edhe deputetë tjerë të VV-së që kanë premtuar se do ta mbështesin këtë kërkesë. Ka pasur deputet të VV-së që ka propozuar tërheqjen e Trustit me anë të pyetjeve parlamentare ku ka kërkuar që të tërhiqen 227 milionë euro”, është shprehur Haxhiu, njofton Klankosova.tv.

https://youtu.be/kg5s_Evnqwk

Descoperă cele mai bune trucuri de viață, rețete delicioase și articole utile despre grădinărit pe site-ul nostru. Află cum poți să-ți faci viața mai ușoară, să gătești preparate delicioase și să ai un grădină frumoasă. Fii gata să descoperi cele mai interesante și practice sfaturi care îți vor schimba viața în bine! De ce nu se înroșesc roșiile pe Salată senzațională fără maioneză: rețetă Cum să înțelegi că soția ta Valul de cafea în cloud: TikTok s-a transformat Cum să faci murături Secretele unui Care este mai sănătos: morcovii sau sucul de morcovi? Nutriționiștii Descoperiți cele mai bune trucuri pentru gospodărie, rețete delicioase și sfaturi utile pentru grădinărit pe site-ul nostru! Aici veți găsi informații practice și sfaturi pentru a vă simplifica viața de zi cu zi. Indiferent dacă doriți să învățați cum să gătiți cele mai bune mâncăruri sau să aveți un grădina frumoasă și roditoare, suntem aici pentru a vă ajuta. Vă promitem că veți găsi tot ce aveți nevoie pentru a vă transforma casa și grădina într-un loc minunat. Nu ratați șansa de a descoperi secretele unei vieți mai bune!