Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se për herë të parë do të ketë Gjykatë Administrative të Specializuar në vend.
Haxhiu përmes një konference për media pas mbledhjes së Qeverisë tha se një nga reformat që kanë premtuar ka qenë edhe çështja e reformës administrative.
Sipas saj, Gjykata Administrative do t’i trajtojë të gjitha kontestet administrative dhe ato të punës në sektorin publik, transmeton Telegrafi.
“Pas procedimit në Kuvendin e Kosovës të projektligjit për kontestet administrative tani i ka ardh radha dhe Gjykatës Administrative dhe asaj të Punës. Ky koncept dokument i adreson problemet në kontestet gjyqësore dhe administrative dhe kontestet e punës në gjykata.
Për herë të parë në Kosovë do të kemi Gjykata Administrative të Specializuara. Gjykata Administrative do t’i trajtojë të gjithë kontestet administrative dhe ato të punës në sektorin publik. Dhe në anën tjetër divizionet e veçanta do të trajtojnë kontestet e punës të cilat vijnë nga sektori privat. Sektorit privat do t’ju ofrohet ndihmë juridike falas nga shteti”, ka thënë Haxhiu.