Lajme

Haxhiu: S’do ketë asnjëherë bosnjëzim të Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:42 / 22 December 2023

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nuk do të ketë asnjëherë bosnjëzim të Kosovës.

Ajo tha se në të kaluarën e kanë kundështuar marrëveshjen e vitit 2013-të, duke thënë se ajo përbën shtet brenda shtetit.

Sipas saj formimin e Asociacionit e kishin ndalur sa ishin në opozitë me gaz lotsjellës.

“Nuk do të ketë marrëveshje që do ta bosnjëzoj Kosovën. E kemi kundërshtuar Zajednicën marrëveshjen e 2013-tës sepse gjashtë prej pikave kishin qëllim e krijimit e një entiteti serb që do të bëhej shtet brenda shtetit, me kompetenca ekzekutive. Falë protestave tona, qoftë jashtë apo brenda kuvendit përmes metodave si gazi lotsjellës e kemi ndalu atë marrëveshje të dëmshme”, tha ai.

Ajo theksoi se qëndrimi i saj për Asociacionin nuk ka ndryshuar.

“Marrëveshja do të shkoj në Gjykatë Kushtetuese, ju e dini që kushtetuesja marrëveshjen e vitit 2015 ka thënë se 23 nene janë shkelur të kushtetues. Nuk do ketë mekanizëm që do shndërrohej në një shtet brenda shtetit. Qëndrimi është I njëjtë, edhe pse jemi në rrethana që drejtojmë qeverinë, kemi trashëguar marrëveshje mjaft të dëmshme”, tha ai.