4:25 / 7 April 2026
Albulena Haxhiu, ka deklaruar se është e gatshme të kontribuojë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.
Këto komente ajo i bëri gjatë një takimi me Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Endrit Shabani, duke theksuar se procesi i diskutimeve mes partive politike është duke vazhduar.
“Tashmë takimet po vazhdojnë, ka pasur edhe dje takim, do të ketë edhe ditëve në vijim. Unë jam shumë e hapur që me iu ndihmu nëse mundem në këtë drejtim”, ka deklaruar Haxhiu.
Ajo nuk dha detaje shtesë mbi rolin e saj të mundshëm, por theksoi gatishmërinë për të kontribuar në arritjen e një zgjidhjeje